Ja ku mund ti blini biletat e lojes Shqiper-Itali

RTV Ora News ka mundur të siguroj pranë Federatës italiane të futbollit listën e të gjitha pikave të shitjes së biletave në të gjitha rajonet, provincat e qytetet italiane.

Federata italiane e futbollit informon se prej orës 15.00 të ditës së hënë 6 shkurt 2016 do të nis shitja e biletave të ndeshjes Itali-Shqipëri. Kjo ndeshje do të zhvillohet në ora 20:45 në stadiumin “Renzo Barbera” të qytetit të Palermos në ishullin e Sicilisë, në kuadër të fazës së kualifikimit për Botërorin 2018.

Të gjithë emigrantët shqiptarë në Itali të interesuar për të ndjekur ndeshjen e kombetares kuq e zi, mund të informohen në listën e mëposhtme; ( dokumentat e bashkangjitur)

Cmimet e biletave të përcaktuara për këtë ndeshje nga ana e Federatës italiane të futbollit janë më të ulëta se cmimet e vedosura nga klubi i Palermos për ndeshjet direkte zhvilluar në këtë stadium, gjatë zhvillimit të kampionatit kombëtar.

Cmimet e biletave Itali -Shqipëri, stadiumi “Renzo Barbera”, Palermo Sicili

Në tribunën qëndrore  cmimi i biletës shkon nga 30-60 euro.

Në tribunën Montepellegrino cmimi i biletës është nga 14-30 euro.

Në krahët e stadiumit dhe në sektorin e miqve bileta do të kushtoj 12 euro.

Cmimet më të ulëta të biletave janë parashikuar për femra, të rinjtë deri në moshën 18 vjec e të lindur pas datës 24 mars 1999 si dhe për të moshuarit mbi 65 vjec, lindur para datës 24 mars 1952.

PIKESHITJET ITALI- SHQIPERI/ RAJON/ PROVINCE / QYTET