Ja kur dhe ku do të fillojnë mitingjet e partive politike ne Maqedoni

Të hënën fillon zyrtarisht fushata parazgjedhore në Maqedoni. Pas disa shtyrjeve, zgjedhjet do të mbahen më 11 dhjetor, ndërkaq pritet që ta nxjerrin vendin nga kriza e deritanishme politike, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga partitë e bllokut maqedonas, OBRM-PDUKM-ja dhe OBRM për Maqedoninë do ta fillojnë fushatën e tyre nga qyteti i Ohrit, më 21, respektivisht 22 nëntor, ndërkaq LSDM-ja do të fillojë fushatën nga qyteti i Prilepit, më 21 nëntor. FRODEM dhe koalicioni do ta fillojë fushatën në Shkup, më 21 nëntor.

Në bllokun politik shqiptar, BDI-ja do të fillojë fushatën në Likovë, më 22 nëntor. BDI-ja të dielën do të mbajë konventë zgjedhore. Edhe Aleanca për Shqiptarët do të mbajë konventë zgjedhore këtë të dielë, në Gostivar.

Lëvizja BESA dhe RDK-ja e Fadil Zendelit, do të fillojnë fushatën nga Shkupi. Konventa e tyre mbahet më 22 nëntor.