Ja kur do të shqyrtohet lënda ekstraduese për Ramush Haradinaj

Ka përfunduar seanca gjyqësore kundër ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjatë kësaj seance e cila është mbajtur në Colmar të Francës, është prezantuar dosja e Prokurorisë së Beogradit për Krime Lufte.

Arianit Koci, avokati mbrojtës i Ramush Haradinajt përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se klienti i tij ka pranuar lëndën të cilën  e ka quajtur të sajuar dhe motivuar politikisht nga ana e Serbisë.

Arianit Koci bëri të ditur se seanca për shqyrtimin  lëndës ekstraduese mbahet me datë 9 shkurt 2017