Ja kur duhet te beni dush

Më e rëndësishme nga ç’mund ta mendoni. Kohët e fundit, ekspertët kanë hapur një debat të ri për atë se sa shpesh duhet të bëjmë dush, dhe përgjigjet e tyre mund t’i gjeni më poshtë.

Kur duhet të bëjmë dush? Duket një pyetje që ka munduar filozofët prej shekujsh ose të paktën qysh prej shpikjes së dushit. Është më mirë të lahesh në mëngjes apo në darkë?

Përgjigjen e ka dhënë një studim i fundit i zhvilluar në Universitetin e Harvardit.

Sipas Shelley Carson, lektor i psikologjisë, dushi i mëngjesit është i këshillueshëm për ata njerëz që kanë punë stresuese dhe e kanë të vështirë të punojnë, apo të jenë kreativë nën presion.

Gjithashtu, bërja e dushit në mëngjes, rrit përqendrimin, ju bën më të vëmendshëm, mund të zhvillojë imagjinatën, pasi jo vetëm të qetëson, por edhe të zgjon.

Nga ana tjetër, dushi i mbrëmjes është i përshtatshëm për ata njerëz që kanë probleme me pagjumësinë, pasi redukton nivelin e stresit, rregullon temperaturën e trupit dhe për rrjedhojë, të zë gjumi më shpejt.

Dushi para gjumit është ideal sepse vet temperatura e trupit tuaj rritet ndjeshëm dhe si rezultat, pasi ju dilni nga dushi, kjo temperature bie ndjeshëm. Ky ndryshim i shpejtë i temperaturës së trupit nga rritja në zbritje, bën të mundur që ju të ndiheni më të përgjumur dhe të nisni të ndjeni nevojën të shtriheni sa më parë!

Dermatologët gjithashtu rekomandojnë dushin e mbrëmjes, pasi mban lëkurën e pastër duke larguar yndyrën e akumuluar gjatë ditës.

Megjithatë, nuk përjashtohet si mundësi edhe larja dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë.

Pra, si përfundim, në rast se keni një ditë plot angazhime, dushet në mëngjes janë ato që duhet të bëni. Në rast se keni probleme me puçrrat apo dëshironi t’ju zënë gjumi sa më parë, dushet ë mbrëmjes janë të duhurat për ju!