Ja kur do martohet Marina dhe Getoari, çifti zgjedh…

Pas 2 vitesh lidhje, propozimeve dhe dedikimeve nga më të ndjerat, të gjithë prisnin me kureshtje dasmës e Marinës dhe Getoarit.

Edhe pse prej kohësh u mësua se shumë shpejt çifti i famshëm i showbiz-it shqiptar do ta kurorëzojnë lidhjen e tyre, datat dhe detaje të tjera si këto ishin ende në kuadrin e thashethemeve.

Por së fundmi, burime për Prive pohojnë se shtatori është pikërisht muaji që moderatorja dhe reperi kanë zgjedhur të martohen.  Data e saktë ende nuk dihet, por mësohet se dasma do të zhvillohet në Prishtinë, pikërisht në vendlindjen e Getoarit.

Duket se çifti ka zgjedhur që gjithçka të bëhet sipas traditave shqiptare, ku dhëndri “e merr nusen” ditën e dielë. Të ftuarit dhe vendi ku do të bëhet dasma mbeten ende surprizë, por duke qenë se gjithçka do të jetë sipas zakoneve, me siguri numri i tyre do të jetë i madh.

Edhe pse gjithmonë kanë qenë të rezervuar në të tilla detaje, çifti i ka filluar që herët përgatitjet për ditën e shumëpritur.