Ja kur rekomandohet fluturimi me avion gjatë shtatzanisë

Rekomandohet që fluturimi me aeroplan të bëhet në mes të shtatzënisë, midis javës 14 dhe 18, kur rreziqet e shtatzënisë janë më të ulëtat. Rreziku është minimal nëse gruaja nuk ka asnjë problem me shtatzëninë e saj.

Rekomandohet që gratë shtatzëna të cilat janë të rrezikuara për lindje parakohe, ato që kanë shtypje të lartë të gjakut, diabet, drepanocitozë, anomali të placentës ose komplikime tjera, të mos fluturojnë me aeroplan!

Fluturimi me aeroplan e rrit rrezikun e formimit të koagulave tek të gjithë njerëzit, por gratë shtatzëna janë akoma më shumë të rrezikuara për shkak të qarkullimit të vështirësuar të gjakut pasojë e shtatzënisë.

Të gjithë personat që fluturojnë me aeroplan, e në veçanti shtatzënat, duhet të ngritën nga ulësja dhe të ecin kohë pas kohe nëpër hapësirën midis ulëseve të aeroplanit.

Është mirë që shtatzënat të mbajnë çorapë elastike të cilat e bëjnë më të lehtë kthimin e gjakut nga këmbët në drejtim të zemrës. Disa gra shtatzëna bëhen merak se çfarë ndikimi te bebja ka presioni i rritur brenda aeroplanit.

Nëse shtatzëna nuk jeton në lartësi të mëdha, atëherë gjatë fluturimit do t’i rritet shtypja e gjakut dhe frekuenca e punës së zemrës dhe rrjedhimisht organizimi i saj do të kërkojë me tepër oksigjen, por kjo nuk paraqet rrezik signifikant. Rekomandohet që fluturimi me aeroplan të bëhet në mes të shtatzënisë, midis javës 14 dhe 18, kur rreziqet e shtatzënisë janë më të ulëtat. Më herët gjatë shtatzënisë ka rrezik për abort, kurse më vonë në tremestrin e tretë rritet rreziku për lindje të parakohshme.