Ja kush do të jetë kryetar i Parlamentit nga rradhët e BDI-së

Jozyrtarisht flitet që kryetar i ri i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, do të jetë deputeti i Bashkimit Demokratik për Inegrim – BDI, Talat Xhaferi.

Zgjedhja e Xhaferit për kryetar Parlamenti, bazohet tek përvoja e tij parlamentare.

Deri tani, në opinion qarkullonin zërat që për kryetar Parlamenti mund të zgjidheshin Muhamet Zekiri nga LSDM dhe Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndërkaq Ministria e Drejtësisë e cila aktualisht drejtohet nga kuadër i BDI-së, do t’i takon partisë së Zoran Zaevit.

Këto informata ende nuk janë zyrtare dhe pritet që brenda ditëve në vijim të vërtetohen./Flaka/