Ja kush do te jete ne listen per deputet ne PDSH

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, Imer Aliu dhe Merale Ferati Uzeiri, sipas gjitha gjasave do të mbeten edhe më tutje në listat e kandidatëve të PDSH-së për zgjedhjet e ardhshme. Në PDSH paralajmërojnë freskim të listave me kuadro të reja, mirëpo Thaçi, Aliu dhe Ferati Uzeiri, pritet sërish të jenë aty, thonë burime partiake, shkruan Gazeta Lajm.

Çështjen  e listave të kandidatëve Thaçi e ka komentuar të enjten, pas takimit me ambasadorin amerikan, Xhes Bejli.

“Ishte një bisedë e rradhës me Ambasadorin amerikan. Të fokusuar në fazën parapregaditore të zgjedhjeve. Konstatimi përbashkët është se zgjedhjet janë pika e parë po kryesorja që mund të dëshmojmë se ne jemi të pregaditur dhe të pjekur të ngritemi në një shtet ligjor. Është shumë me rëndësi të konstatohet se nuk është vetëm problemi te institucionet dhe te individët por duhet të tregohet vullnet politik nga ana e partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhje. Unë u zotova se Ne do të jemi në kuadër të respektimit të normave dhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje korrekte dhe fer.