Ja kush do ti trashëgojnë milionat e George Michael

Fëmijët e miqve të George Michael do të trashëgojnë pasurinë  e tij prej 100 mln paundësh, pas ndarjes nga jeta në mënyrë të befasishme të 53-vjeçarit ditën e Krishtlindjeve, njoftojnë mediat britanike.

Ylli i muzikës pop ishte kumbari i shumë prej fëmijëve të miqve të tij, disa nga të cilët persona të famshëm dhe ata mendohet se tashmë do të trashëgojnë pasurinë miliona dollarëshe, duke qenë se vetë këngëtari nuk la asnjë trashëgimtar.

Michael, i cili e nisi karrierën ë tij në vitet 1980, ka arritur të shesë më shumë se 100 milionë albume.

Këngëtari  vuante nga pneumonia që prej vitit 2011, por megjithatë rrethanat në të cilat ka ndërruar jetë janë ende të paqarta.