Ja kush është huligani i Gostivarit që sulmoi Selën në Parlament

 

Mëngjesin e sotëm është arrestuar Kire Gjeorgjievski, i dyshuari kryesor në sulmin ndaj deputetit, Ziadin Sela.

Burime policore bëjnë të ditur se është arrestuar edhe babai i tij, që në më shumë video-regjistrime nga kamerat e sigurisë së Parlamentit shihet duke e goditur deputetin Sela.

Në ndërkohë, dje është identifikuar edhe sulmuesi i tretë – personi me kapele në kokë që e tërheq zvarrë liderin e Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela, por që fytyra nuk i tregohet në filmimin e publikuar nga mediat.

Bëhet fjalë për një person nga Gostivari, por që banon në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup.