Ja kush janë 3 kosovarët që i emëroi zv.ministra Rama (FOTO)

Para pak ditësh në qeveri pati emërime të reja në rang zv.ministrash. Por ajo që bie më shumë në sy, janë 3 zv.ministrat me origjinë nga Kosova. Por kush janë ata?

Konkretisht Valbona Shijaku, një njohëse e mirë e pikturës, është emëruar zv/ministre e Kulturës, ndërsa Hajrulla Çeku nga Prizreni i është besuar detyra e zv/ministrit të Turizmit dhe Mjedisit.

Çeku është pjesë e “EC Ma Ndryshe”, organizatë me bazë në komunitet që angazhohet për mbrojtjen e qyteteve të Kosovës. Ai ka përfunduar studimet master në qeverisje dhe zhvillim lokal.

Emri i tretë është ai i zv.ministres Besa Shahini, e njohur si analiste politike në Kosovë është emëruar zv/ministre e Arsimit. Më herët kryeministri Rama kishte premtuar se në kabinetin e tij do të zinin vend edhe përfaqësues nga Kosova.

Emërimi i tre zv/ministrave nga Kosova është një nga risitë e Ramës në kabinetin qeveritar, ndryshe nga sa ishte paralajmëruar përpara zyrtarizimit të qeverisë për një dy ose dy figura nga përtej kufirit si ministra në kabinet.