Ja kush janë gjashtë femrat më të bukura shqiptare sipas Blendi Fevziut

20 vjet Opinion ka zbuluar disa detaje interesante sidomos kur u ndryshuan rolet.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u bë intervistuesi i Blendi Fevziut i drejtoi disa pyetje, përgjigjet e të cilave nuk mendonim se do i kishim ndonjëherë nga moderatori.

Cilat janë femrat më të bukura shqiptare që kanë qenë në studion e tij?

“Po tre t`i gjej unë tani, e di sa shumë që janë?”, u përgjigj ai.

Sipas gazetarit i cili i kategorizoi nga fushat ku veprojnë, nga politikanet më interesante ishin Majlinda Bregu, Grida Duma dhe Mesila Doda.

Kurse nga kategoritë e tjera zgjodhi Bleona Qeretin, Xhesika Berberin dhe Afërdita Dreshajn.