Ja kush janë profesionet më të kërkuara në 2017-n

Sipas statistikave dhe trendeve të dala nga të gjitha rekrutimet dhe kërkesat për punësim të marra nga klientët përgjatë vitit 2016, rekrutuesit e The Headhunter në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoni dhe Bosnje Hercegovinë kanë vënë re se pozicionet në sektorin e shitjeve (sales) janë ndër më të kërkuarat.

E ndarë në kategori, rekrutuesit theksojnë se industria e distribucionit dhe retail janë industritë me dinamikën më të madhe të rritjes.

Është vënë dukshëm re që kompanitë e farmaceutikës dhe industria e shëndetesisë në përgjithësi janë në rritje me trende jashtëzakonisht të mëdha.

Duke i parë këto parametra, The Headhunter ka shqyrtuar të dhënat e pagave dhe vendet e punës dhe ka krijuar një listë të vendeve të punës me potencial më të madh për vitin 2017.

Renditjet e vendeve të punës janë bazuar dhe ponderuar me këto parametra: paga, avancimi në karrierë, numri i kërkesave për vende të reja të punës, rritja nga viti në vit dhe disponueshmëria për hapje të degëve në të gjitha qytetet.

Gjithashtu rekrutuesit kanë analizuar edhe aftësitë e kërkuara nga punëdhënësit për secilën industri, veçanërisht për secilin vend pune.

Sipas analizave, të gjitha vendet e punës me potencial më të madh për vitin 2017, kanë të përbashkët shkathtësitë e buta dhe bazuar në të gjitha këto të dhëna, 5 vende pune me potencial më të lartë për rritje në vitin 2017 janë:

Shqipëri:

1. Programues Informatike

Paga Bazë Mesatare: 1000 €

Hapje të vendeve të reja të punës (në terma vjetore të rritjes): 70+

Aftësitë Kryesore: Programet Jawa, C++, etj; aftësi analitike.

2.  Përfaqësues të shitjes

Paga Bazë Mesatare: 500 €

Hapje të vendeve të reja të punës (në terma vjetore të rritjes): 250+

Aftësitë Kryesore: FMCG, shtije, njohuri të produktit, etikë komunikimi.

3.  Manaxher Brandi e Shitjesh

Paga Bazë Mesatare: 800 – 1500 €

Hapje të vendeve të reja të punës (ne terma vjetore të rritjes): 80+

Aftësitë Kryesore: FMCG, Reëtail, Etikë Komunikimi, Aftësi Planifikimi e Menaxhimi.

4.  Manaxherë/Supervizorë në biznesin e Shërbimeve të Klientit

Paga Bazë Mesatare: 1.500 – 2.500€

Hapje të vendeve të reja të punës (në terma vjetore të rritjes): 100+

Aftësitë Kryesore: Etikë Komunikimi, Aftësi Planifikimi e Menaxhimi, Shërbim Klienti, Negocim, Influencueshmëri, Besueshmëri.

5.  Këshilltar ligjor për korporata

Paga Bazë Mesatare: 800 €

Hapje të vendeve të reja të punës (në terma vjetorë të rritjes): 100+

Aftësitë Kryesore: Njohuri akademike, profesionale dhe të instucioneve përkatëse, aftësi analitike, fleksibilitet, vëmendje në detaje.

Kosovë:

1. Përfaqësues Mjekësor

Paga Bazë Mesatare: 700 €

Hapje të vendeve të reja të punës (në terma vjetore të rritjes): 70+

Aftësitë Kryesore: Farmaci komuniteti; këshillim farmacistësh, aftësi shitjeje; farmacist.

2.  Përfaqësues të shitjes

Paga Bazë Mesatare: 500 €

Hapje të vendeve të reja të punës (në terma vjetore të rritjes): 250+

Aftësitë Kryesore: FMCG, shtije, njohuri të produktit, komunikim.

3.  Menaxher Brendi

Paga Bazë Mesatare: 800 – 1000 €

Hapje të vendeve të reja të punës (ne terma vjetore të rritjes): 80+

Aftësitë Kryesore: FMCG, Komunikim, planifikim, Menaxhim.

4.  Personel i Burimeve Njerëzore

Paga Bazë Mesatare: 500 €

Hapje të vendeve të reja të punës (në terma vjetore të rritjes): 50+

Aftësitë Kryesore: Influencues, të menduarit kritik, kredibël (i besueshëm), aftësi të shkëlqyera të të dëgjuarit dhe këshillimit.

5.    Këshilltar ligjor

Paga Bazë Mesatare: 800 €

Hapje të vendeve të reja të punës (në terma vjetorë të rritjes): 100+

Aftësitë Kryesore: Aftësi akademike, hulumtim dhe analiza, vëmemendje në detaje.

Mali i Zi:

1.   Menaxher i Përgjithshëm Hoteli

Paga:  ≤1500 €

Aftësitë Kryesore: Të paktën 7 vjet përvojë në këtë sektor, shitje dhe marketing, rrjet solid klientësh.

2. Menaxher për Pije dhe Ushqimore:

Paga: ≤ 1000 €

Aftësitë Kryesore: Të paktën 5 vite përvojë, në shërbimin e klientëve, etj.

3. Chef

Paga: ≤ 1000 €

Aftësitë Kryesore: Të paktën 5 vite përvojë në sektor

4. Mësues matematike (i kërkuar 165 herë vitin e kaluar)

Paga: ≤ 500 €

5. Inxhinier Civil (i kërkuar rreth 130 herë vitin e kaluar)

Paga: ≤ 1000 €

Maqedoni:

1. Programues

Paga mestare: 1,500 €

Vende të reja pune në vit: 100+

Aftësitë kryesore: Gjuhë programimi si Jawa, C ++, Node.Js, PHP, etj; aftësi analitike.

2. Kontrollor Cilësie

Paga mestare: 600-700 €

Vende të reja punë në vit: 120+

Aftësitë kryesore: Testim seleni, testim manual dhe automatik, përvojë pune të paktën 1-vjeçare.

3. Menaxher shitjesh

Paga mestare: 1.000-1.500  €

Vende të reja pune në vit: 80+

Aftësitë kruesore: Përvojë në shitje IT, shitje, aftësi në komunikim, planifikim dhe menaxhim i njerëzve dhe resurseve.

4. Menaxher / Supervizor në sektorin e Shërbimit ndaj Klientit – Qendër Kontakti

Paga mesatare: 600-1.100  €

Vende të reja pune në vit: 50+

Aftësitë kryesore: Aftësi komunikimi, aftësi menaxhimi, përvojë në telemarketing, gjuhë të huaja dhe përgatitje raportesh.

5. Chef

Paga mestare: 1.000-1.300  €

Vende të reja punë në vit: 60+

Aftësitë kryesore: Përvojë në kuzhinë 3-5 vjet, trajnime dhe certifikime, kuzhinë ndërkombëtare dhe tradicionale.

Bosnje Hercegovinë:

1. Programues

Paga mestare: 700 EUR  €

2. Mjekësi (infermiere, etj)

Paga mestare: 500 €

3. Menaxher

Paga mestarë: 1200  €

4. Agjent sigurimesh

Paga mestarë: 450  €

5. Inxhinier Civil

Paga mestarë: 1000  €