Ja kush janë vajzat shqiptare që vdiqën në aksident ku humben jeten 4 te rinj

Katër të rinj, dy prej të cilëve shqiptarë kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor në zonën e Guidonia, në provincën e Romës në Itali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Viktimat ishin dy adoleshentë me iniciale,  F.B. dhe R.M., dhe dy vajzat, Jessica Ginai (18 vjeç) dhe Amber Shaliani (17 vjeçar), të dyja me origjinë shqiptare. Të rinjtë po udhëtonin me një automjet “Mini Cooper”, i drejtuar nga njëri prej djemve.

Për shkak të përplasjes së fortë, makina thuajse u shkatërrua plotësisht, ndërsa djemtë përfunduan jashtë mjetit.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur nxjerrjen e viktimave nga mjeti i prishur. Dëshmitarët thanë se dy prej trupave janë gjetur rreth 30 metra larg makinës.

“Kjo është e tmerrshme. Ne nuk mundëm të bëjmë asgjë”, thanë dëshmitarët, të cilët lajmëruan policinë. Trupat e të rinjve u transportuan për në morgun e Verano-s ku do të kryhet autopsia.

Mediat italiane bëjnë me dije se dy vajzat shqiptare ishin me banim në Albuzzione. Italianët që kanë humbur jetën janë Federico B., 19 vjeç nga Tivoli dhe bashkëatdhetari i tij Riccardo M., 19 vjeç, i cili ngiste makinën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa aksi rrugor u mbyll për disa orë.

Nga vendi i aksidentit

Nga vendi i aksidentit

Vendi i aksidentit

Vendi i aksidentit

Vendi i aksidentit

Vendi i aksidentit

Ambra Shaliani, foto e publikuar nga “Ilmessaggero”

Ambra Shaliani, foto e publikuar nga “Ilmessaggero”

Jesica Ginai, foto e publikuar nga “Ilmessaggero”

Jesica Ginai, foto e publikuar nga “Ilmessaggero”

/Ora News/