Ja kush janë vendet më të shëndetshme të botës

Sipas një studimi të ri, vendi më pak i shëndetshëm në botë është Republika Qendrore Afrikane. Krahas saj qëndron Somalia dhe Sudani Jugor, të cilat janë në fund të radhitjes të publikuar në revistën mbi shëndetin “Lancet”.
Mbretëria e Bashkuar qëndron e pesta për nga radhitja, ndërkohë që Islanda mban vendin e parë. Ka një lidhje të fortë midis mirëqenies së një vendi dhe nivelit të tij të “gjendjes së shëndetshme”.
Megjithëse SHBA është shteti më i pasur në botë, qëndron në vendin e 28, pas shteteve si Sllovenia dhe Brunei. Radhitja e dobët i atribuohet kryesisht vdekjeve të shkaktuara nga obeziteti i fëmijëve, HIV dhe alkooli.
Katari është shteti me pritshmërinë më të ulët. Kombi i pasur me naftë, ka GDP-në më të lartë në planet, por është renditur në vendin e 98, pas Kolumbisë dhe Surinames.
Vendet me ekonominë më të lartë në botë, Rusia dhe India, radhiten në vendet e poshtme përkatësisht në vendin e 119 dhe 143.