Ja me zyrtarë të cilës parti kishte telashe në paraburgim Astrit Dehari!

Nëna e Astrit Deharit në emisionin  Rubikon të KTV-së ka zbuluar disa detaje të Astrit Deharit në burg.

Sipas saj, Astriti i kishte thënë se kishte telashe me një shok të qelisë, i cili ishte nga radhët e AAK-së, raporton Gazeta Blic.

“Në fillim tha që ma kanë sjellë një të Aleancës dhe tha se jemi hëngër më shumë por pastaj ja kanë larguar nga dhoma”, tha ajo.

Sipas saj, “vetë oficeri ma ka sjellë lejen dhe i ka thënë vec me mua ke punë dhe askënd tjetër. Kjo është duke më munduar, dhe takimi me drejtorin”, vazhdoi më tej zonja Dehari