Ja në cilin vend do të ndërtohet stadiumi i ri i Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Këshilli Kombëtar i Investimeve në takimin e mbajtur sot ka miratuar projektin “Ndërtimi i Stadiumit Nacional të Futbollit në Prishtinë”

GazetaBlic.com ka marrë vesh që stadiumi nacional i Kosovës do të ndërtohet në fshatin Bernic i cili është 5 km larg Prishtinës rrugës për Podujevë.

Hapsira qe do ta këtë ky stadium është paraparë të jetë 38 hektar  dhe do t`i kushtoj shtetit të Kosovës rreth 50 milion euro.

Stadiumi pritet të jetë i kapacitetit rreth 22 mijë ulëse./GazetaBlic.com