JA PËR ÇFARË BISEDOI AHMETI ME GRUEVSKIN

Dje pasdite, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka realizuar takim me kryetarin, njëherësh mandatar i VMRO DPMNE-së për formimin e Qeverisë, Nikola Gruevski, ku është biseduar për dy çështje:  analizë e rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor, të cilat u vlerësuan si të lira, fer dhe demokratike, si dhe kanë analizuar situatën aktuale politike. Dy liderët këmbyen mendime rreth situatës paszgjedhore si dhe për sfidat e ardhshme në këtë drejtim. Bisedimet do të vijojnë me gjasë dhe sot, por larg syrit të opinionit.