Ja perandoria e çiftit Brangelina në shifra

Divorci “Brangelina”: Ja perandoria e çiftit në shifra


Divorci “Brangelina”: Ja perandoria e çiftit në shifra

Harrojeni luftën në Siri, krizën e emigrantëve dhe ngrohjen globale.

Tashmë çështja më e debatuar e ditës është divorci i çiftit më të njohur në Hollivud.

Angelina Jolie do ndahet nga Brad Pitt.

Ndarja e Brangelina-s do të jetë e vështirë, sidomos për shkak se duhet të ndajnë një perandori të tërë financiare.

Ja disa të dhëna për pasurinë e tyre.

-Pasuria e përbashkët: 425 milionë dollarë.

-Projekte bamirësie: 9 milionë dollarë për Haitin, disa fshatra fëmijësh SOS, një park kafshësh në Namibi.

-Dy milionë dollarë i kanë shpenzuar të dy për viktimat e uraganit Katrina.

-Një vilë në Hollivud me vlerë 3 milionë euro.

-Një shtëpi në Namibi me vlerë 1.6 milionë euro.

-Një shtëpi në Barbariga, Kroaci.

-Një vilë në Nju Orlins, me vlerë 2.9 milionë euro.

-Një shtëpi në Londër.

-Një apartament në Nju Jork.

-Një kështjellë në jug të Francës me vlerë 70 milionë euro.

-Një vilë në Valpoliçela të Italisë me vlerë 31 milionë euro.

-Një shtëpi në Kamboxhia.

-Një ishull privat (Petra) në Nju Jork me vlerë 14.6 milionë euro.

-Një ishull privat (Gaia) në Greqi me vlerë 4.5 milionë euro.

-Një jaht privat me vlerë 315 milionë euro.

-Të tjera: 12 kujdestare, motoçikleta, tank, etj.