Ja programi i partive politike per diten e Diel

Partitë politike dhe koalicionet që do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, edhe sot do të vazhdojnë aktivitetet e tyre dhe takimet me qytetarët nga qytete të ndryshme.

VMRO dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” do të mbajnë tubim në Radovish dhe Strumicë, ndërsa LSDM-ja dhe koalicioni “Për jetë në Maqedoni” do e ketë tubimin qendror në Shkup.

BDI-ja sot do të qëndrojë në Likovë, kurse PDSH-ja do të ketë takim me qytetarët e komunës së Çairit.

Koalicioni “Aleanca për shqiptarët” ka paralajmëruar tubim në Dibër, ndërsa Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi do të takohet me qytetarët e Kavadarcit dhe Negotinës.