Ja pse Duka dhe Dukesha e Cambridge nuk ecin asnjëherë për dore (Foto)

Ja pse Duka dhe Dukesha e Cambridge nuk ecin asnjëherë për dore (Foto)

Është shumë e qartë që William dhe Kate janë shumë të lidhur me njëri tjetrin, por gjithsesi ata nuk e shfaqin shumë dashurinë e tyre në publik dhe sidomos kur janë në vizita zyrtare.

Kështu, ekspertët e gjuhës së trupit kanë vënë re se Duka dhe Dukesha e Cambridge-t pothuajse asnjëherë nuk ecin të kapur për dore dhe arsyeja pse do ju çudisë.

Sipas Robin Kermode, një eksperte në gjuhën e trupit, Kate dhe William janë të ndikuar nga Mbretëresha, shkruan Mail Online.

Mbretëresha zor se është parë ndonjëherë të kapet për dore me bashkëshortin e saj në publik dhe si duket kjo është kthyer në një protokoll të pashkruar për pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore.