Ja pse femrat nuk duhet të punojnë gjatë ciklit

Çdo muaj, shumë femra u drejtohen ilaçeve qetësuese dhe shisheve me ujë të ngrohtë për të lehtësuar dhimbjen e periodave.
Por një studim i ri ka treguar se, shumica prej tyre kanë dhimbje cikli aq të forta sa ndikojnë në aftësinë e tyre për të punuar.
Në një sondazh të realizuar nga BBC Radio 5 live, rezultoi se më shumë se gjysma e femrave e kanë thuajse të pamundur që të jenë produktive në punë dhe në shumicën e rasteve ato marrin leje nga eprorët.
Për këtë arsye ekpertët këshillojnë punëdhënësit që t’i japin punonjësve të tyre ditë pushimi gjatë kësaj periudhe.
Doktor Gedis Grudzinskas, një gjinekolog londinez, tha: “Menstruacionet janë diçka normale, por disa ferma vuajnë nga dhimbje tepër të forta. Nuk mendoj se ato duhet të kenë turp për këtë gjë dhe kompanitë duhet t’u sigurojnë lejen nëse ato kanë dhimbje”.