Ja pse gratë flasin shumë

Sepse, pjesët e trurit të ngarkuara për të folur janë më të zhvilluara së paku për 20 për qind më shumë tek gratë se tek burrat.Për këtë arsye llafazania ‘femërore’ është thjesht çështje e anatomisë. Për gratë, të folurit shumë është një çlirim stresi dhe u jep një kënaqësi të madhe fizike, ashtu siç japin drogat.Neuropsikiatrja kaliforniane, Louann Brizedine, në librin “Truri femëror”, pohon se truri i një gruaje dhe truri i një burri ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri për shkak të aktivitetit të ndryshëm hormonal.Progesteroni dhe testosteroni janë elementet bazë të sjelljes dhe identitetit, me të gjitha pasojat e mundshme.Pra, le të sqarojmë një fakt të rëndësishëm: e folura është një tipar që natyra ia ka dhuruar gruas.Këtë e di mirë ish-rektori i Harwardit, Lawrence Summers, i cili rrezikoi vendin e punës sepse u shpreh që gratë janë aq pak të zonjat për të përballuar shkencën, saqë në fushën akademike kanë shumë pak sukses.