Ja pse Izraeli s’e njeh pavarësinë e Kosovës!

Ambasadorja izraelite në Beograd, Alona Fisher-Kamm ka thënë se Izraeli nuk e njeh Kosovën nga parimet, e jo nga oportunizmi e as bazuar në ndonjë agjendë politike.

Ajo në një intervistë për “Kuririn” serb ka theksuar se një gjë e tillë nuk e përjashton dialogun e vendit të saj për komunikim të hapur me popullin e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Këtë shqetësim e pati edhe më herët  kryeministri Edi Rama.

Për të qëndrimi mosnjohes izraelit nuk lidhet drejtpërdrejtë me Kosovën. Gjatë vizitës në Jerusalem, në një prononcim për mediat, Rama është ndaluar edhe në cështjen e mosnjohjes së Kosovës nga Izraeli.

Sipas tij, dy vendet jane ne finalizim të një marrëveshje të rëndësishme për të pasur në Shqipëri edhe grupin më të madh izraelit në fushën e naftës dhe gazit, “DELEK Group”. “Grup që do të fillojë besoj nga viti i ardhshëm të eksplorojë në territorin e Shqipërisë dhe në një sërë fushash të tjera si turizmi apo bujqësia ku ka një interes të veçantë nga ana e investitorëve këtu në këtë vend”- tha ai.