Ja pse kjo quhet mbretëreshë e modës (Foto)

Me stilin e saj të veçantë, modelja Hadid shkëlqeu e veshur me rroba gjysmë të tejdukshme nga Max Mara.

Ajo së fundi është duke ecur në pistat e modës në “Javët e Modës” në gjithë botën, shkruan Daily Mail.

Të enjten, Gigi Hadid me një stil të dukshëm i bëri të gjithë të mbetën pa fjalë, teksa defiloi në “Milano Fashion Week”.

Veshur një palë sytjena të bardhë, supermodelja paraqiti para të pranishmëve kostumet e punuara nga Max Mara.

E kuqja dhe e zeza ishin ngjyrat me të cilat u paraqit modelja në këtë event, por që thjeshtësinë ia shtonin flokët e saj bjonde të errëta dhe dredhat e lehta të lëshuara mbi supe./Lajmi.net/