Ja pse nuk duhet të qëndroni miq me ish të dashurin

Të qëndruarit miq me ish të dashurin nuk është një ide e mirë.
Sipas Nina Atwood, terapiste dhe autore e Temptations of the Single Girl, nuk është gabim, por është sfiduese dhe mund t’ju vë në një pozitë të keqe emocionale.
“Të qëndruarit miq ju mban larg ndjenjës së humbjes së thellë, duke e zbutur dhimbjen e një ndarjeMund të ndjeheni që ky person ju njeh më mirë se çdo njeri tjetër. Edhe nëse nuk jeni e tërhequr seksualisht, ju ende mund ta dëshironi intimitetin emocional të cilin e keni pasur”, thotë ajo.
Por, kjo vetëm sa e bën më të vështirë përballimin me të vërtetën. Duke qëndruar miq, “varësia” që e keni nuk hiqet dhe do të përfundoni me të njëjtat dhimbje herë pas here.
Sipas Juliana Breines, psikologe, të qëndruarit miq shpeshherë rezulton në dhimbje më të thella, xhelozi dhe shqetësim.
Shumë psikologë thonë se më së miri është t’ia fshini numrin, t’i bëni “block” në rrjetet sociale dhe të vazhdoni jetën!