Ja pse Viti i Ri është festa më supersticioze

Viti i Ri është festa më supersticioze që ekziston, lihet pas krahëve viti i vjetër, dhe shihet me pozitivitet drejt të ardhmes, duke shpresuar për më të mirën. Kjo ndjenjë përkthehet në veprime që kërkojnë tërheqjen e një fati të mirë. Por si kalohet kjo festë në vende të ndryshme të botës?

Belgjikë: Pastrimi i trupit pas festimeve të Krishtlindjeve për tu përgatitur për vitin e ri. Karakteristikë në Belgjikë është supa e qepës, e cila mbyll darkën e vitit të ri. Dhe për një fat të mirë vihet poshtë pjatës një monedhë apo një gjethe lakre.

Brazil: Të rinjtë vishen me të verdhë, në homazh të diellit, jetës dhe arit, simbol i bollëkut. Kryefamiljari hedh pas shpatullave një gotë verë për të larguar fatin e keq, ndërsa të rinjtë nuk heqin dorë nga notimi i mesnatës.

Kinë: Në Kinë viti i ri nuk festohet më 31 dhjetor, si në kalendarin grigorian, por në një ditë që ndjek kalendarin hënor, dhe që varion nga 21 janari deri në 19 shkurt. Sipas traditës gjatë festimeve vishesh me të kuqe, dhe kjo do të trembte Nian, monstrën mitologjike që në legjendë dilte nga vrima e saj çdo 12 muaj për të ngrënë njerëz, që përfaqësohen nga maskat e luanëve për të sfiluar në qytet.

Gjermani: Gjatë Vitit të ri gjermanët përdorin maska, pinë verë të kuqe dhe hanë shumë lajthi, arra etj. Ata më tradicionalët pinë Feuerzangenbowie, pija e vëllazërisë me bazë verë, kanellë dhe rum, shkruan tch. Në fund të mbrëmjes lihet mbi tavolinë një pjatë plot me ushqim, për të pasur një vit të ri me prosperitet dhe bollëk.

Japoni: Viti i ri është periudha që shfrytëzohet për të bërë punët e shtëpisë që zgjasin tre ditë, deri më 3 janar. Në këto ditë festohet duke falenderuar zotat për të ardhurat dhe për të mirëpritur shpirtrat e të parëve shtëpia dekorohet me rrënjë pishe, bambu dhe kashtë. Për ndërrimin e viteve këmbanat e tempujve budiste bien për 108 herë, për të rrëfyer mëkatet e të gjithë njerëzve.

Rusi: Në Rusi viti i ri festohet dy herë, më 31 dhjetor sipas kalendarit gregorian dhe më 13 janar sipas atij julian, dhe që quhet dhe si Viti i ri, i vjetër. Më 31 dhjetor pritet mesnata për të kërcyer e për të ngrënë ëmbëlsirën tipike, të mbushur me arra dhe salcë kosi. Në goditjen e 12-të të këmbanës hapen dyert për të pritur me gëzim vitin e ri.

Tajlandë: Viti i ri tajlandez festohet mes 13-15 prillit, që përkon me vitin e ri budist. Është një nga festat më të pritura të vitit dhe më e ndjekura nga turistët. Tradita e do që të bëhen larjet e tempullit dhe fotove të Budës me ujë dhe duke pastruar me themel shtëpitë. Kjo përkthehet në një luftë uji që hidhet ndaj kalimtarëve, që sipas traditës largon fatin e keq. Për ta bërë këtë përdoret çdo gjë, që nga kallamishtet e madje deri tek elefantët.