Ja rezultati po të ishin bashkë BESA me Aleancën

Vullnet Besimi
Mjaft akuzoni dhe bëni fajtor njëra tjetrën…jeni duke vazhduar me avazin e vjetër para zgjedhor edhe pas shpalljes së rezultateve. Nga gabimet tuaja duhet të nxjerni mësim. Mos u merni përsëri me ofendime dhe akuza ndaj njëra tjetrës por përgadituni të ankimoni rezultatet atje ku jeni shumë afër për të marë edhe ndonjë mandat plus.
Më poshtë do të ju paraqes dhe do të bëjë një analizë të votave zyrtare të fituara nga partitë e reja-koalicionet e tyre (Rilindje me Besë dhe Aleanca për Shqiptarët):
– Njësia zgjedhore 1: Rilindje me Besë 11597 vota; Aleanca për Shqiptarët 3769 vota (bashkarisht 15366 vota= 2 mandate);
– Njësia zgjedhore 2: Rilindje me Besë 16119 vota; Aleanca për Shqiptarët 6051 vota (bashkarisht 22170 vota= 2 mandate me mundësi për mandatin e 3);
– Njësia zgjedhore 5: Rilindje me Besë 5163 vota; Aleanca për Shqiptarët 7355 vota (bashkarisht 12518 vota= 2 mandate);
– Njësia zgjedhore 6: Rilindje me Besë 25054 vota; Aleanca për Shqiptarët 17970 vota (bashkarisht 43024 vota= 6 mandate me mundësi për mandatin e 7);
NË TOTAL 12 MANDATE ME MUNDËSI 13 DERI NË 14.
Koalicionin parazgjedhor nuk e bëtë, po ja që keni edhe një mundësi të bëni koalicion paszgjedhor (parlamentar), që do të ketë efekt të dyanshëm, pasi që mos haroni…afrohen zgjedhjet lokale.
Në bazë të rezultateve do të jeni fitues absolut të zgjedhjeve lokale.
Mos akuzoni votuesit shqiptar se pse kanë votuar një parti maqedonase…Këtu keni meritë të gjithë (Partitë parlamentare: BDI, PDSH dhe UNITETI si dhe ato jashtparlamentare Lëvizja Besa, RDK (“1” dhe “2”), LR-PDSH,)…partitë parlamentare me politikat e tyre të gabuara ndërsa ju jashtparlamentare me mosbashkëpunimin tuaj për kapriçot tuaja, vetëpëlqimin tuaj dhe se nuk mund të tejkaloni vetveten për interesin e gjithë popullit shqiptarë.
Dhe po të analizojm përqindjen e daljes së votuesve në bazë të njësive zgjedhore shihet se njësia zgjedhore 6 ka përqindjen më të ulët 51.32 %…nuk keni mundur të nxjerni votuesit shqiptar të Tetovës dhe Gostivarit që të japin verdiktin e tyre dhe të kontribuojnë në fitimin e më shumë mandateve shqiptare.
Mos akuzoni votuesit por fajin lypeni tek vetja juaj…ju jeni ata që në 20 ditë fushatë parazgjedhore keni shpalosur programet tuaja !!!???.
EDHE NJËHERË PO JU APELOJ SI QYTETAR DHE SI VOTUES, TEJKALONI VETVETEN, LERENI ANËSH INTERESIN TUAJ PERSONAL APO GRUPOR DHE BËHUNI BASHKË TANI NË PËRBËRJEN E RE PARLAMENTARE, NËSE ËSHTË NEVOJA TË GJITHË BASHKË: BDI, LËVIZJA BESA, LR-PDSH, PDSH, RDK, UNITETI… VETËM E VETËM QË GRUEVSKI MOS TË BËHET KRYEMINISTËR DHE PARTIA E TIJ TË MOS FORMOJ QEVERINË.