Ja sa aksidenet ka pasur gjate 24 oreve te fundit ne Shkup

Në 24 orët e fundit në Shkup kanë ndodhur 18 aksidente komunikacioni. Pasojat e këtyre aksidenteve janë gjashtë të lënduar lehtë dhe një i vdekur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

SPB e shkupit ka kryer kontrolle rutinore, me ç’rast janë ndaluar dhe sanksionuar disa shkelës të rregullave të komunikacionit. 12 shoferë janë gjobitur për shkak të shpejtësisë së lëvizjes, 2 janë gjobitur për kalim në të kuqe në semafor, ndërkaq 12 të tjerë nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë, ose kanë përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit. 17 shoferë tjerë nuk kanë patur patent shoferi.

Karrotreci ka larguar 50 vetura që janë parguar në mënyrë të parregullt.