Ja sa borxhe ka Maqedonia

Ministria e financave i ka publikuar të dhënat për borxhin shtetër dhe atë publik që arrijnë në 41.9% dhe 50.6% e Bruto prodhimit të brendshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto shifra vlejnë për çerekun e tretë të vitit 2016, ndërkaq tregojnë se është rritur borxhi shtetëror dhe publik. Kjo rritje i faturohet emetimit të euroobligacionit në korrik të këtij viti, që u bë për qëllim të mbulimit të deficitit buxhetor në vitin 2016 dhe 2017.

Ministria e financave bën të ditur se sipas të dhënave të Eurostat, Maqedonia bëhet ndër vendet me borxh më të ulët në rajon dhe në Evropë.

Në lidhje me këto të dhëna, ka reaguar zv. ministri plotësues i financave, Kire Naumov, i cili akuzon qeverinë se me këtë politikë të vazhdueshme të huamarrjes, i ka futur në borxh të thellë, gjeneratat e ardhshme të vendit, duke theksuar se borxhi publik i Maqedonisë rritet për 2 milionë euro, për çdo dit./Telegrafi/