Ja sa do paguani per te kaluar Rrugen e Kombit

Zbardhen taksat që do të paguajnë të gjitha automjetët që do të kalojnë në rrugën e kombit.

Automjetet do paguajnë 5 euro, autobuzët 11 euro, kamionët 16 euro dhe mjetet e rënda 23 euro.

Kontrata koncesionare për Rrugën e Kombit pas miratimit nga qeveria ka marrë formën përfundimtare pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe ajo nis zbatimin 15 ditë pas botimit.

Në kontratë përpos kushteve dhe detyrimeve të palëve mes qeverisë dhe konsociumit Catalyst ku bëjnë pjesë salillari shpk dhe kastrati sh.a, janë detajuar edhe taksat që do të paguajnë automjetet.

Taksa pa TVSH është përcaktuar 4.17 euro dhe përkatësisht automjetet do të paguajnë 5 euro, autobuzët 11 euro dhe kamionët 16 euro.

Në kontratën e firmosur nga koncesionari dhe ministri i transporteve Sokol Dervishaj, janë vendosur edhe koeficientitet sipas llojeve të automjeteve që do kalojnë.

Për automjetet me tre rrota koeficienit eshte 0.50 dhe taksa llogarite ne 2.5 euro.

Per automjetet me katër rrota, të kategorisë B, C dhe D, koeficienti është 1dhe taksa llogaritet 5 euro bashkë me TVSH-në.

Për autobusët, dhe mjetet e tjera me gjashtë rrota, që hyjnë në kategorinë E dhe F, koeficienti është 2.25.

Pra taksa për ta do të jetë rreth 11 euro. Koeficienti për automjtet me 6 rrota, kamionët e mesëm të kategorisë G, koeficienti është 3.25 dhe taksa për ta do të jetë sipas llogarive është rreth 16 euro. Për kamionët e rëndë të kategorisë H, koeficienti do të jetë 4.5, dhe ata do të paguajnë plot 23 euro.

Fillimi i koncesionit kërkon një periudhë përgatitore nga 6 deri në 1 vit, ku duhet të vendosen sistemet dhe pikat e pagesave, që më pas do të marrin edhe certifikimin nga Ministria e Transportit.

Përpos vjeljes së taksës koncesionari ka detyrimin edhe të ndërtojë, përmirësojë dhe mirëmbajë autostradën Milot –Morinë.

Nga detyrimi për të paguar taskën janë vetëm automjet e policisë rrugore, ambulanvat, automjete e forcave zjarrfikëse dhe automjetet ushtarake. Pagesat do të bëhen mund të bëhen me para në dorë lekë ose euro dhe pagesë me kartë debiti ose krediti.

Pranohen edhe pagesat elektronike ne anë të një sistemi të elektronikë të vjeljës e taksës. Kontrata parashikon mirëmbajtjen e rrugës për 30 vjet nga koncesionari, duke filluar që nga viti 2017.

Ndërkohë është parashikuar edhe një fond prej 120 mijë eurosh në vit, që do t’u vijë në ndihmë banorëve në nevojë që jetojnë në këtë zonë dhe të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë taksën e rrugës.

Fillimi i koncesionit kërkon një periudhë përgatitore nga 6 deri në 1 vit, ku duhet të vendosen sistemet dhe pikat e pagesave, që më pas do të marrin edhe certifikimin

TAKSAT E RRUGËS SË KOMBIT
Automjetet Taksat
Mjetet me 3 rrota 2.5 euro
Mjete me 4 rrota 5 euro
Mjetet me 6 rrota,autobuzët 11 euro
Mjetet e renda, kamionet 26 euro
Mjetet e renda, kategoria H 23 euro

/Oranews.tv/