Ja sa e pasur ishte Atifete Jahjaga (DOKUMENT)

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në formularin e deklarimit të pasurisë gjatë vitit 2016 kishte deklaruar vetëm një veturë. Madje edhe ajo ishte e deklaruar si pronë e bashkëshortit të saj.

“Shkoda New Octavia 1.6 TDI”,është vetura e deklaruar, ndryshe pronë e bashkëshortit të Jahjagës, shkruan Indeksonline.

86 mijë euro ishte vlera e parave që Jahjaga ka mbajtur në institucione financiare. Paga mujore e deklaruar nga presidentja kapte shumën e 2 mijë e 626 eurove.

7 mijë e 405 euro ishte paga e bashkëshortit në QKUK. Ndryshe 6 mijë e 378 euro, kishte marrë mëditje.

Ndryshe në vitin 2015, Jahjaga kishte deklaruar pasuri në vlerën e 150 mijë e 435 eurove. 16,500 euro ishte vlera e pasurisë së luajtshme të Jahjagës.

86 mijë e 374, ishte shuma e parave që Jahjaga ka mbajtur në institucione. Ndërsa 35 mijë e 820 euro, ishte vlera e të hyrave që kishte deklaruar ish presidentja.