Ja sa miliona ka kushtuar mjekimi i Schumacherit

Sot tre vite më parë, fansat e Formula 1 pothuajse në të gjithë botën kanë qenë duke lexuar lajme për aksidentin e heroit të tyre Michael Schumacher.
Kampioni i shtatëfishtë botëror kishte pësuar një aksident të tmerrshëm me ski në Alpet franceze, e që ishte vendosur menjëherë në gjendje kome të detyruar mjekësore.

Tani sipas raportimeve, tarifa për mjekimin e 47 vjeçarit gjerman ka rritur në 16.3 milion euro. Kjo është bazuar në koston javore prej 135 mijë eurosh në javë për trajtim, raporton The Sun.

Ai besohet se ka 15 njerëz në ekipin e tij të mjekëve që e mjekojnë atë intensivisht në shtëpinë e tij në Gjenevë të Zvicrës.

Schumacher ka qenë në koma për gjashtë muaj pas aksidentit të tij me 29 dhjetorë 2013, pasi ka goditur me kokë një gurë, edhe pse mbante helmet.

Ai ishte duke skijuar me djalin e tij Mick, kur aksidenti ndodhi. Doktorët kanë operuar atë për të larguar gjakun nga truri, por disa ka mbetur për shkak se kishte hyr shumë thellë.

Gjendja e tij e tanishme nuk dihet, derisa anëtarët e afërt të tij thonë se është çështje private. Ai besohet të ketë vlerë afër 600 milionë euro para aksidentit.