Ja sa ministri do të ndajnë BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, Besa në opozitë !

Sot, Bashkimi Demokratik për Integrim pritet të mbajë mledhjen e kryesisë rreth pjesmarrjes në qeverinë e re me mandatar Zoran Zaevin E LSDM-së, njofton Flaka duke u thirrur në burime partiake.

Në mbledhje pritet të shqyrtohen mundësisë nëse partia e Ahmetit do të jetë pjesë e qeverisë apo do të mbështet një qeveri të pakicës.

Flaka mëson që vetëm pritet të konfiromet vendimi që BDI të jetë pjesë e qeverisjes së ardhëshme.

Sipas marrëveshjes me partinë e Zoran Zaevit, Flaka mëson jozyrtairsht se partive shqiptare, BDI dhe Aleancës për Shqiptarët, do tu takojnë tetë digastere ministrore, gjashtë nga ato do ti takojnë BDI-së dhe dy Aleancës për Shqiptarët.

Flaka mëson që në asnjë kombinim, Lëvizja Besa nuk është paraparë për qeverisjen e ardhëshme.