Ja sa para janë shpenzuar për poçet elektrike të stilit barok

Rruga rekreative përgjatë Vardarit në Shkup tani më me ndriçim barok. Poçet e reja elektrike me ngjyrë ari-gjelbërt dje ndriçonin edhe ditën. Janë vendosur në rrugën për vrapim përgjatë lumit, që është në shtrirje nga Parku i Qytetit në sheshin Maqedonia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rruga për vite ishte në errësirë, çiklistët, dhe rekreatuesit tjerë në mënyrë të përsëritur zyrtarisht kanë kërkuar që përdorimi i rrugës t’iu mundësohet edhe gjatë mbrëmjes, por nuk kanë pritur që qyteti do t’iu përgjigjet kërkesës së tyre me poçe elektrike të stilit barok.

Për 51 poçe dekorative Qyteti i Shkupit ka shpenzuar 5.245 milion denarë (rreth 86 mijë euro), gjegjësisht një poç elektrik ka kushtuar 100 mijë denarë (rreth 1.600 euro)