Ja sa parti politike garojnë në zgjedhjet e 11 dhjetorit

Pas përfundimit të afatit për paraqitjen e listave për deputetë dhe verifikimit t të tyre nga ana e Komisionit Shtetëror për Zgjedhje, zyrtarisht në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të garojnë 11 subjekte nga të cilat 5 janë koalicione ndërsa 6 janë parti politike.

Koalicionet janë: “Për Maqedoni më të mirë” të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni i LSDM-së, koalicioni “Aleanca për shqiptarët”, koalicioni “VMRO për Maqedoninë”, koalicioni “Për ndryshim dhe drejtësi” .

Të vetme do të garojnë : BDI, PDSH, Lëvizja Besa, PPD, E Majta dhe Partia Liberale.

Të gjithë drejtuesit e partive shqiptare garojnë në zonën e 6-të, ku paraqiten si bartës të listave, siç thuhet këtu, përkatësisht votuesit rrethojnë emrin e kandidatit numër një të partisë në listën zgjedhore. Ali Ahmeti i BDI-së, Menduh Thaçi i PDSH-së, Bilall Kasami i Lëvizjes Besa, Zijadin Sela i Lëvizjes për Reforma në koalicion me Rilindjen Demokratike Kombëtare dhe Unitetin do të garojnë këtu, ndërsa Lidhja Social Demokrate me Petre Shilegov.