Ja sa u pagua ky prezantues vetëm për një natë

Prezantuesi i cmimeve Oscar, Jimmy Kimmel ka bërë të ditur pagesën që do të marrë nga organizatorët e eventit. Ai zbuloi se do të paguhet 15 mijë dollarë, një shumë e madhe vetëm për disa orë.
“Nuk jam i sigurt nëse duhet ta thoja këtë. Por askush nuk më tha të mos e thoja. Mendoj se ky është faji i tyre,” – tha 49-vjeçari.
Në emisionin e tij ‘Jimmy Kimmel Live’ ai paguhet 13 deri në 15 milionë në vit, pra është një pagë shumë e vogël në krahasim më këtë të kësaj nate.