Ja se si këto dy hajdutë vjedhin një BMW 77.600 dollarë

CCTV for a weekender CLAIRE DUFFIN. It shows a BMW being stolen from outside house in Essex. The thieves are thought to be using a device to amplify the signal from the car key inside. It is thought to be the same gang who stole a Mercedes last week ...

 

 

Këto dy hajdutë nuk bëjnë as më shumë dhe as më pak se mbajtja e një çante tek dera kryesore e shtëpisë.

Disa ditë pasi një Mercedes është marrë në mënyrë të ngjashme, një BMW X5, 77.600 dollarë  u zhduk ndërsa pronarët e tij po flinin gjumë.

Hajdutët janë filmuar duke përdorur një lloj paisje transmetimi brenda çantës, e cila mendohet se zgjat sinjalin tek pulti që hap derën e makinës, i cili ishte brenda në shtëpi.

Makina është hapur pa pasur nevojë për përdorimin e çelësit, si edhe pa u ndezur sistemi i alarmit.

“Metali pengon sinjalin,”-ka thënë eksperti i sigurisë Ray Anderson në Essex. “Ne mendojmë se pulti lëshon sinjal. Ai mund të fiket por shumica e njerëzve nuk e bëjnë këtë.

Të dy automjetet janë vjedhur në Essex,  duke nxitur frikën se një bandë po synon makina të reja me vlera të larta rishitjeje.

Anderson tha se ishte vjedhja e katërt e tillë që kishte dëgjuar gjatë katër muajve të fundit.