Ja se si u vranë dhe masakruan mes vete të burgosurit në Brazil (Video/Foto +16)

Sipas zyrtarëve brazilianë, 27 të burgosur kanë vdekur në përleshjen e së shtunës në burgje në veri të Brazilit.

Zyrtarët shtetërorë të sigurisë kanë thënë se përleshja mes grupeve rivale të krimit nisi të shtunën në burgjet e afërta “Alcacuz” dhe “Rogerio Countinho” afër qytetit Natal në shtetitn Rio Grande de Norte, transmeton Express.

Zyrtarët priten deri të dielën në agim për t’u futur në burgje për ta ndërprerë përleshjen për t’i sjellë gjerat nën kontroll, raporton “Daily Record”.

Si shumë burgje në Brazil, edhe burgu “Alcacuz” është i mbipopulluar me të burgosur, në të cilin gjenden më shumë se 1.000 të burgosur edhe pse objekti ka vend vetëm për 620 të tillë.

Ndërkohë, gjatë një përleshje më 1 dhe 2 janar, 65 të burgosur të burgosur në shtetin Amazonas.