Ja si duhet ti lani dhëmbët

Është ndoshta detyra më e mërzitshme në Tokë, por është dicka që të gjithë duhet ta bëjnë një herë në ditë.

Por sa shpesh dhe për sa kohë duhet që të lajmë dhëmbët?

Përgjigja e shkurtër është rreth 1896 orë në një jetë, por sipas një studimi realiteti është se njerëzit po i lajnë rreth gjysmës së asaj kohe.

Këshilla për mënyrën më të mirë për të larë dhëmbët është shpesh konfuze dhe kontradiktore, kështu që zakonet janë të ndryshme nga personi në person.

Por dentistja Payal Sharma Birch ka dhënë rekomandimet e saj për larjen e dhëmbëve.

“Dy minuta të paktën është idealja, 30 sekonda për cdo cep të gojës. Përpara gjumit është më i rëndësishëm pasi kemi zvogëluar rrjedhjen e pështymës, kur jemi në gjumë”, thotë ajo.