Ja si dukej “patrioti” Cana kur ishte 6 vjeç (FOTO)

Ish-kapiteni i kombëtares sonë, Lorik Cana prej disa muajsh nuk është më aktivi në fushat e lojës, por mesa duket është disi më i dhënë pas rrjeteve sociale.

Ai ka postuar një foto kur ka qenë në moshën 6 vjeç në vitin 1989, duke demostruar edhe njëherë dashurinë e madhe që ka për vendin e lindjes dhe për Shqipërinë e Bashkuar.

“Unë në moshën 6-vjeçare. Krenar me plis. Shqiptar. Dardan. Kosova është Shqipëri”, ka shkruar Cana./albeu.com/