JA SI DUKEN RRUGËT E TETOVËS PAS RRESHJEVE TË SHIUT (FOTO)

Në disa lagje të Tetovës rrugët kanë mbetur të mbushura me ujë nga rreshjet e shiut pasditën e sotme. Shikues të televizionit Shenja kanë dërguar foto në adresën e redaksisë tonë në të cilat shihen rrugë të pakalueshme dhe të mbushura me ujë.

Sikur pamjet në këtë foto ka edhe disa rrugë të tjera në qytetin e Tetovës ku qytetarët e kanë thuajse të pamundur të kalojnë.

Uji me vete ka vërshuar edhe mbeturina dhe mbetje të tjera. Në disa rrugë ka edhe kanalizim atmosferik, por i njëjti nuk ka qenë në gjendje të mbledh ujin. Shkak për këtë qytetarët dyshojnë të jenë cilësia e dobët e punimeve të rrugëve dhe kanalizimit dhe mosmirëmbajtja e të njëjtave nga autoritetet komunale. /SHENJA/