Ja si duket per krishtlindje Sheshi i Champs-Elysees në Paris

Sheshi i Champs-Elysees në Paris u mbush me shkëlqimin e Krishtlindjeve të hënën, për t’i dhënë kështu mirseardhjen zyrtare periudhës së festave të fundvitit në kryeqytetin francez. Qyteti i Dritave u ndriçua nga mijëra llamba blu dhe të arta të vendosura përgjatë bulevardit të famshëm, ku gjenden muzeumet, teatret dhe dyqanet e luksit të cilat të çojnë në monumentim madhështor të Harkut të Triumfit. Qindra vizitorë panë teksa dritat e pemëve shndërritën, duke shkrepur foto me dritat e pushimeve.

“Është e mrekullueshme, magjike. Nuk i kam parë kurrë dritat në ditën e parë, ditën që hapen. Dhe doja të vija, si të gjithë parizianët.”

Plot gjallëri, qindra njerëz gjithashtu pushtuan edhe tregjet e Krishtlindjeve, duke ngrënë gështenja të pjekura dhe ëmbëlsira të mbuluara me çokollatë.

“Dritat janë mbresëlënëse, të mahnitshme, të bukura. I dashuroj, kështu që gëzuar!”

Fshati i Krishtlindjeve, do të jetë i hapur për publikun deri në datën 8 janar të vitit të ardhshëm.

tin-04-paris-christmas-open facade-nuit-noel-2013-la-villa-maillot1-670x893