Ja si e vranë për tri pica shqiptarin në Britani

Policia britanike ka zbardhur ngjarjen e shpërndarësit të vrarë shqiptar të picave në maj të këtij viti në Angli.
45-vjeçari Ali Qasemi u godit per vdekje për tri pica, sipas gjykatës.
Ai vdiq dy ditë pasi e goditën më grushte dhe e lanë në mëshirë të fatit në trotuar në zonën e quajtur Peterborough.
Sipas gjykatës, autori i ngjarjes është Mark Lintott 29 vjeç, edhe pse ai mohon edhe grabitjen edhe vrasjen e shqiptarit.
Ndërsa miku i tij Joel Lavson, 25, i pranoi të dy akuzat para gjyqtarit.
• Me kërcënim dhe forcë
Prokurori Gregory Perrnis thotë se dy të rinj të dehur vendosën t’i merrnin picat shqiptarit pa i paguar.
“Ata kishin si qëllim t’i mernin picat me forcë,” thotë ai.
“Lintott i dha adresën false Qasemit dhe në momentin që ai të vinte për të dorëzuar picat, t’ja merrnin me forcë dhe mos diktohej vendi se ku ata në të vërtetë banonin”.
• “Përgjegjësi e barabartë”
Prokurori thotë se ishte Lavson ai që qëlloi Qasemin, duke e bërë atë të bjerë në tokë dhe të përplasë kokën.
Ai tha para jurisë: “Kur ishte në tokë, ata morën picat dhe vazhduan të pinin dhe të festonin brenda apartametntit të Lintott. Ndërkohë që Qasemi ishte ende përtokë në orët e fundit të jetës, një kalimtar njoftoi ambulancën”.
Gjykata i sheh dy të akuzuarit si njësoj përgjegjës për ngjarjen e rëndë.
Ali Qasemi ishte baba i dy fëmijëve, dhe se gruaja e tij Favzia ishte ende shtatzënë.