Ja si është ndier Ceca kur ka kuptuar se Arkani është gjallë

 

Svetlana Raznatovic – Ceca, për lajmin se burri i saj Zeljko Raznatovic – Arkan është gjallë, ka thënë se është tronditur e gjithë familja kur e pa një lajm të tillë, shkruan SrbijaDanas, transmeton Gazeta Express.

“Unë me të vërtetë nuk di çfarë të them, ky lajm ka tronditur gjithë familjen e tij, timen dhe fëmijët tanë. Gjërat e tilla duhet të ndalen. Mediat kanë kaluar kufijtë”, ka thënë Ceca.

Ajo tha se djali i tyre, Mihajlo Raznatovic, mori kërcënime në rrjetin social Facebook pas publikimit të këtij lajmi, për të cilat kërcënime thotë se i ka raportuar në polici./GazetaExpress/