Ja si festohet Viti i Ri ne Bote

Nata e pritjes se Vitit te Ri eshte nje nder festat me te gezueshme, qe festohet ne gjithe planetin. Njerezit, ne ane te ndryshme te botes, ne menyra te ndryshme e presin Vitin e Ri, por qe te gjithe besojne se deshirat e tyre do te realizohen ne vitin qe e presin.

Ne te gjithe globin festohet Viti i Ri, por çdo vend ka zakonet e veta, pagane ose fetare, te cilave u duhet zene bese per te sjelle fat te mbare per Vitin e Ri. Mesnata shenjon nje moment kalimi qe i kujton botes fundin e diçkaje dhe fillimin e nje pershkimi te ri per t’u bere. Te gjitha simbolet dhe zakonet e Vitit te Ri kane rrenje te lashta dhe arsyetimi i tyre shpesh eshte pak ose aspak i njohur. Ejani t’i zbulojme…

Dita e pare e vitit, ne boten moderne eshte 1 Janari sipas kalendarit Gregorian qe eshte ne perdorim ne te gjithe boten. Ne masen me te madhe ne te gjitha shtetet eshte dite feste. Ishte Jul Cezari ai qe vitin 46 para Krishtit krijoi “kalendarin julian” dhe percaktoi se Viti i Ri niste me 1 Janar. Ne kete dite romaket ftonin per darke miq dhe shkembenin si dhurate nje vazo te bardhe me mjalte, fruta dhe fiq te thate, te gjitha te shoqeruara me disa dege dafine. Ky konsiderohej peshqeshi qe ndillte fat dhe lumturi.

Viti i Ri, per here te pare eshte shenuar ne Babilonine antike, para 4000 mije vjetesh. Rreth vitit 2000 para eres sone, Viti i Ri babilonas ka filluar me Henen e Re dhe ne Diten e pare te pranveres. Fillimi i pranveres, logjikisht, ka qene kohe per nje fillim te ri te vitit. Data e 1 janarit per babilonasit nuk ka pasur kuptim, as astronomik as agronomik. Festimi i Vitit te Ri ka zgjatur 11 dite dhe secila dite ka pasur shenimin e vet te veçante dhe me siguri festimi i sotem i Vitit te Ri ka filluar sipas respektimit te zakoneve te Babilonise.

FESTA NE ROME ME VITIN E JULIANIT
Senati i Romes, duke deshiruar qe ta ndjeke kalendarin e vertete, ne vitin 153 para eres sone, 1 janarin e ka caktuar si fillim te Vitit te Ri. Jul Cezari ne vitin 46 para eres sone e ka zyrtarizuar kalendarin, te cilin ne sot e quajme – viti i Julianit. Nje janarin e ka caktuar si dite te pare te motmotit te ri. Mirepo, qe ta sinkronizonte kalendarin me Diellin, Jul Cezari eshte dashur qe te lejoje qe viti paraprak te zgjase 445 dite. Edhe pse qe nga shekulli i pare i eres sone romaket kane vazhduar ta festojne Vitin e Ri, kisha e hershme katolike e ka gjykuar nje zakon te ketille, duke e quajtur zakon pagan. Mirepo, meqe te krishteret kane qene gjithnje e me te shtrire, kisha katolike eshte dashur t’i pranoje shume zakone te tyre, duke i pranuar edhe ritualet e Vitit te Ri.

KORI ANGLEZ DHE KAMBANAT E BIG BENIT
Ne Angli qytetaret mblidhen ne menyre masive ne Trafalgar Square ne Piccadilly, per t’i degjuar kambanat e Big Benit londinez, te cilat deftojne ardhjen e Vitit te Ri. Te gjithe mbahen dore per dore dhe kendojne kengen “Auld Lang Syne”, te cilen e ka shkruar Robert Burns ne vitin 1700.
Ne perkthim te lire titulli i kenges do te thote “dikur moti”, ose me thjesht, “kohe e moçme te mira”. Kengen e kendojne te gjithe ata qe per gjuhe amtare e kane anglishten. Ne Angli eshte shume i rendesishem “first footing-u”, ose rituali i hyrjes se pare ne shtepi pas mesnates. Personi i cili i pari e kalon pragun e deres, quhet “First Footer”. Ky duhet te jete ndonje mashkull i ri, me pamje te shendoshe dhe te bukur, duhet te jete zeshkan dhe ne shtepi te fuse nje monedhe, buke, kripe dhe te holla, sepse keto jane simbole te pasurise. Zakonin e kembimit te dhuratave anglezet e kane levizur nga Viti i Ri te Krishtelindjet, edhe pse ky kembim burimisht eshte bere ne naten e nderrimit te viteve. Burrat, per shembull, dikur, grave te tyre u kane dhene te holla per te blere karfica per floke per vitin qe vjen. Ky zakon eshte shuar, porse ende ekziston besimi se burri e gruaja do te duhej t’i dhuronin njeri-tjetrit para. Ne Britani te Madhe, diten e Vitit te Ri femijet çohen heret dhe i vizitojne fqinjet dhe miqte, duke ua kenduar kengen e Vitit te Ri. Si kundervlere marrin monedheza, molle dhe embelsira.

FESTIMI NE MENYREN AMERIKANE, SIRENAT E MESNATES DHE KENGA
Amerikanet e festojne ardhjen e Vitit te Ri me organizimin e zbavitjeve te ndryshme. Festimi me i madh organizohet ne qendren e Nju-Jorkut, ne Times Square. Topi i madh, qe paraqet vitin qe po shkon, pikerisht ne gjysme te nates leshohet ne toke. Atehere, te gjithe fillojne te kendojne kengen e miqve “Auld Lang Syne”, te cilen e kendojne anglezet. Manifestimi i pare i Vitit te Ri ne Times Square eshte mbajtur me 1904. Pronaret e nje ndertese ne qender te sheshit kane festuar per here te pare nderrimin e motmotit ne kulm te rrokaqiellit te tyre. Tre vjet pas kesaj, topi i njohur njurorkas, per here te pare eshte leshuar nga rrokaqiell. Qe nga atehere deri me sot, me perjashtim te Luftes se Dyte Boterore, miliona njerez vijne pikerisht ne kete shesh qe te festojne ardhjen e Vitit te Ri.
Saktesisht, ne mesnate, njerezit puthen dhe u bien zeshem sirenave te automobilave. Fillimin e Vitit te Ri e pershendesin duke fershellyer me bilbila, dhe trumbeta letrash. Çdo vit gjate nates se Vitit te Ri, ne Times Square bien tonelata letrash te prera! Perveç embelsirave dhe shampanjes, sherbehen bizelja e larme dhe orizi. Per shumicen e njerezve, mjerisht, jo vetem ne Amerike, pritja e Vitit te Ri do ” te thote edhe konsumim i tepruar i alkoolit. Ne disa pjese te Amerikes ekziston zakoni i ri qe para fillimit te festimit te caktohen personat qe quhen “Shoferet e paracaktuar”, detyre e te cileve eshte qe pas festimit t’i bartin njerezit qe kane pire pak me shume, neper shtepite e tyre. Ne disa qytete amerikane gjate kesaj nate, taksite sherbejne falas, ndersa disa amerikane festojne aty ku nuk pihet alkool. Me shume se 220 qytete amerikane organizojne argetime te ketilla, ndersa artistet ne Boston kete tradite e kane filluar me 1976, sepse kane deshiruar qe Vitin e Ri ta presin pa argetime te zeshme dhe pa konsumim te alkoolit.

BESETYTNITE LATINO-AMERIKANE, DJEGIJA E KUKULLAVE
Ne Ameriken e Jugut, festivali i Vitit te Ri nis me berjen e kukullave, te cilat jane te veshura me gazeta te vjetra dhe te mbuluara me xixellonja. Kukullen ose ‘shtrigen’ e vendosin jashte shtepise. Ne mesnate, secili ane¬tar i familjes e ndez nje kukull. Kur te gjitha kukullat digjen, viti i vjeter harrohet dhe fillon i riu. Kukullat e Vitit te Ri behen edhe ne Bolivi. Popujt e atjeshem, kukullat e drurit, te bera kujdesshem per kete rast, i varin para shtepise dhe shpresojne se do t’u sjelle fat dhe gezimin.

FESTAT GREKE, ME MJALTE ULLINJ, ARRA …
Nje janari eshte date e rendesishme ne Greqi, sepse nuk eshte vetem dita e pare e vitit te ri, por edhe dite e Shen Vasilisi, qe ka qene stergjysh i kishes ortodokse greke dhe ka mbetur ne mbamendje sipas kujdesit ndaj te varferve. Sipas tradites, shen Vasilisi i viziton naten femijet dhe u le dhurata ne kepucet e tyre. Prandaj, me 1 janar njerezit i vizitojne kusherinjte dhe miqte e tyre dhe kembejne dhurata. Keto dite vizitoret sherbehen me ushqime te pasura, degjohet muzike e kendshme, ndersa embelsira sherbehet sipas respektimit te rregullave ne menyre rigoroze – kafshata e pare eshte per shen Vasilisin, e dyta per shtepine, kafshatat e tjera per anetarin me te moçem te shtepise dhe per te tjeret, duke i perfshire edhe ata qe mungojne ne kete nate. Duhet ndare nje pjese edhe per kafshet, ndersa pjesa me e madhe ndahet per te varfrit. Atij qe e gjen monedhen ne copen e tij te embelsires, ne vitin ne vijim do t’i prije fati. Ne tryeze gjithhere shtrohen mjalti, ullinjte, arrat, pemet e fresketa dhe simbolet e tjera te fatit dhe te shendetit. Personi qe i pari kalon pragun e shtepise gjate nates se Vitit te Ri, asaj familjeje, ne vitin vijues do t’i sjelle lumturi!

FISHEKZJARRET KINEZE, TRADITA, RITUALET
Viti i Ri kinez ka histori shume te begatshme. Kinezet e festojne Vitin e Ri njesoj si popujt perendimore, duke e respektuar traditen e tyre dhe ritualet. Mirepo, Viti i Ri festohet si festival qe zgjat dy jave, ndersa fillon me 12 shkurt. Pergatitjet per festival zgjasin nje muaj. Po keshtu, secila shtepi para Vitit te Ri pergatitet ne menyre gjenerale, sepse besohet se ne kete menyre shtepia pastrohet nga te keqijat. Dritaret dhe dyert ngjyrosen me te kuqe dhe zbukurohen me dekorime letrash te shkruara me tema nga lumturia, shendeti dhe jeta e gjate. Pjesa me eksituese i festimit eshte gjithsesi nata e Vitit te Ri. Çdo gje zgjidhet me shume kujdes, ne harmoni me ritualet tradicionale dhe me zakonet. Darka eshte gosti e vertete. Frutat e detit paraqesin deshira te ndryshme, guacat simbolizojne jeten e gjate dhe fatin, ndersa sallata e peshkut eshte e mire per prosperitet. eshte zakon qe te gjithe te kene te veshur diçka te kuqe, sepse besohet se ne kete menyre i largojne te ligat. Nuk vishen me rroba te bardha dhe te zeza, sepse keto ngjyra ne kulturen kineze paraqesin pikellimin dhe mbajtjen e zise. Pas darkes, anetaret e familjes luajne letra ose shikojne televizor. Ne mesnate, qielli mbulohet nga fishekzjarret e shumte.
Te nesermen shkojne te komshinjte dhe te miqte qe t’ua urojne njeri-tjetrit Vitin e Ri.

FESTIVALI I INDISE DHE HARRIMI I GRINDJEVE
Festimi i Vitit te Ri ne lndi quhet Divali (Diwali), dhe ky eshte festival i drites. Manifestohet ndryshe-ndryshe ne ane te ndryshme te Indise. Tri ditet e fundit te tetorit dhe ne fillim te nentorit, secili qytet dhe fshat ndriçohen nga mijera llamba. Shtepite dekorohen me llamba te vogla te vajit, te njohura si Diva. Ato jane te renditura neper shtepi, neper dritare dhe ne kende te kopshtit. Ne qytete, me drita zbukurohen ndertesat e banimit. Sipas besimit, dritat ndihmojne qe te perndiqen te ligat dhe te ftohet mireqenia. Njerezit ne lndi mundohen t’i kryejne te gjitha punet e pakryera deri ne diten e festes Divali, ndersa te afermve te tyre u dergojne urime te Vitit te Ri, e rezymojne vitin qe po mbetet pas dhe i harrojne te gjitha grindjet qe kane ndodhur ne ate vit. Madje edhe shtazet qe u sherbejne ato dite jane te lara dhe te dekoruara per festival.
Divali, po keshtu, eshte edhe festival religjioz. Induset besojne ne Zotin Prica Ramu, i cili e ka humbur mbreterine, ndersa gruan e tij ia ka marre djalli Ravana. Pas shume betejave me demonet, ai ka arritur ta mposhte Ravanen dhe ta ktheje te shoqen. Induset manifestojne perfundimin me fat te ketij tregimi, sepse e mira ka fituar mbi te keqen. Ne ate kohe festohet edhe Lakshmi, perendesha e se mires dhe e lumturise. Llambat ndriçojne rrugen deri ne shtepi, ne menyre qe ajo te mund t’i vizitoje dhe t’i gjeje gjate gjithe vitit. Ne shtepite indase, ushqimi dekorohet sidomos gjate festes. Neper tempuj mbahen ceremoni, me ç’rast flitet per Zotin Ramo dhe per gruan e tij. Ne ceremoni marrin pjese argetues te ndryshem.