Ja si i përdor ISIS fëmijët si bomba vetëvrasëse (VIDEO)

Organizata terroriste ISIS ka publikuar një video tronditëse ku shfaqen dy djem të rinj që përdoren për kryerjen e sulmeve vetëvrasëse.

Pamjet fillojnë me paraqitjen e fytyrave të dy të miturve duke folur para kamerës, e më pas duke ekspozuar edhe armët.

Pastaj në video tregohet se si ata marrin makinat e mbushura me eksploziv dhe me pamje nga lart shihet momenti kur bomba shpërthen.

Kjo nuk është hera e parë që ISIS shfrytëzon fëmijët për kryerjen e sulmeve, pasi një djalë rreth 12 vjeçar në vitin e kaluar ishte shfrytëzuar për një sulm në Bagdad.