Ja si kompanitë zvicerane u bënë vendet më të mira për të punuar

 

Gjithashtu edhe të dy gjinitë janë të pranishme në të gjitha kompanitë, madje është një vend i shkëlqyeshëm për të punuar në Zvicër. Edhe burrat edhe gratë i vlerësojnë kompanitë në mënyrë të ngjashme

Një renditje e re tregon firmat më të mira për të punuar në Zvicër me Google që kryeson kompanitë e mëdha për herë të tretë me radhë. E rëndësishme për punonjësit në të gjitha kategoritë: një kulturë pune, e respektueshme dhe motivuese, shkruan “swissinfo.ch”, përcjell albinfo.ch.

Në përgjithësi, 29 kompani janë shpërblyer me çmimin “Vendi më i mirë i punës në Zvicër” në një ceremoni të organizuar në Cyrih të enjten mbrëma.

Rezultatet u bazuan nga një anketë të mbi 15 mijë punonjësve në të gjithë vendin. Kompania më e madhe ishte Google e Zvicrës, derisa në mesin e kompanive të mesme ishte “Mundipharma Medicalexternal”, që fokusohet në farmaceutikë.

“Punëdhënësit më të mirë në Zvicër dallohet për një kulturë të respektueshme dhe motivuese të vendeve të punës”, thuhet në deklaratën e “Great Place to Work”, apo “Vendi më i mirë për të punuar”. “Nëse 84 % e punonjësve vlerësojnë punëdhënësin e tyre pozitivisht dhe gjithashtu janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për këtë kompani, atëherë ky është një kusht kyç për suksesin e një kompanie”.

Gjithashtu është bërë e ditur se marrëdhënia në punë është një faktor kyç. Gjithashtu edhe të dy gjinitë janë të pranishme në të gjitha kompanitë, madje është një vend i shkëlqyeshëm për të punuar në Zvicër. Edhe burrat edhe gratë i vlerësojnë kompanitë në mënyrë të ngjashme. Paga gjithashtu është faktor kyç edhe pse nuk ka një hendek në mes të dy gjinive.