Ja si mund të keni një kuzhinë gjithmonë të rregullt

 

Kuzhina është një vend pune në të cilin është e rëndësishme të kesh të gjitha pajisjet sa më komode. Për të mbajtur rregull dhe për të shndërruar ambientin në një vend të specializuar të vijnë në ndihme aksesorët që ndodhen brenda sirtarëve.
Sirtarët janë të ndryshme në varësi të hapësirës që kemi për t’I perdorur. Mudn të kemi sirtare që shkojnë nga 30 deri ne 90 cm dhe të tjerë që nisin nga 45 cm deri ne 120 cm të përshtatshme për tenxhere dhe tigana. Vlera dhe funksionaliteti I çdo sirtari varen jo vetëm nga karakteristikat strukturale por dhe nga aksesorët që mbajnë. Lista është e gjatë dhe përfshin zgjidhje të personalizuara sipas nevojës dhe mënyrës së përdorimit të kuzhinës. Mbajtësja e thikave për shmebull propozohet në versionin klasik në dru apo plastikë që prezanton ndarjen për pirunj, thika dhe lugë.
Një hapësirë më e madhe të lejon të zgjedhësh modele raftesh më të mëdha duke rritur mundësistë e zgjidhjes dhe format e aksesorëve të brëndshëm. Mbajtesë drrase, mbajtëse thikash,prerëse pastash, prerëse patatesh e shumë të tjera janë disa nga mudnësitë të propozuara nga prodhuesit e kuzhinave .
Për profesionistët dhe të dashururarit mbas ëmëbëlsirave ka aksesorë special vetmë për botën e pastiçerisë:stampa,forma, shiringa, rrahëse e shumë të tjera të vendosur në një sirtar poshtë lavamanit. Pë rata që shijojnë verën ka dhe sirtarë të strukturuar për të pasur një shishe vere afër dhe lehtësisht.
Sirtarët e mëdhenj ndërkohë duke qënë më të mëdhenj kanë funksione të pafundme. Perpos mundësisë për të vendosur një tjetër sirtar brënda janë shumë të gatshëm për objekte shumë më të mëdha si tenxhere të mëdha apo të vogla, shishe ose dhe koshat për mbledhjen e diferencuar të mbeturinave. Sfida Imobiliare