Ja si të mësoni një gjuhë të huaj në një kohë rekord

Sekretet: Ja si të mësoni një gjuhë të huaj në një kohë rekord

Shefi ekzekutiv i Spotnight David Bailey përshkruan se si ai mësoi frëngjishten në vetëm 17 ditë. Shumë e thjeshtë për t’u aplikuar

Kam mësuar disa gjuha të huaja në moshë të rritur. Kam mundur të mësoj frëngjishten për të biseduar rrjedhshëm brenda 17 ditëve duke përdorur këto teknika.

“Këto teknika i kam përdorur edhe për të mësuar spanjishten prandaj kjo nuk ishte gjuha e parë e re që mësova.

Në verën e vitit 2005 kam qëndruar me një mikeshën time franceze në një fshat të vogël në rajonin Beaujolais të Francës. Askush në fshat nuk fliste anglisht dhe, duke qenë se mikesha ime e dinte se kisha një qëllim ambicioz për të mësuar, ajo nuk pranoi të fliste me mua në gjuhën angleze.

Organizova një rutinë, ku  bëja të njëjtat gjëra çdo ditë.

Në mëngjes, zgjohesha dhe shkruaja me shkrim dore tabelat e rregullta dhe të parregullta të foljeve për 1,5-2 orë.

Kam mbushur një bllok të tërë në dy javë. Unë ende besoj se të shkruarit e gjërave me dorë është mënyra më e mirë për të mësuar përmendësh gjërat.

Ndërsa shkruaja dëgjoje mësime linguistike në MP3. Në CD dëgjoja se si ai u mësonte frëngjisht anglishtfolësve.

Është me të vërtetë e dobishme të dëgjosh gabimet e studentëve të tjerë dhe të mësosh nga ato, ashtu sikur je në një klasë.

Në  dy javë dëgjova leksione të zhvilluara.

Për 45-60 minuta çdo pasdite vrapoja në rrugën e fshatit duke dëgjuar muzikë franceze. Muzika është një mënyrë e mirë për të mësuar intonacionin e një gjuhe, dhe të trajnosh muskujt e fytyrës teksa këndon së bashku me këngëtarin.

Haja drekë me mikeshën time dhe miqtë e saj francezë çdo ditë. Duke qenë se ata refuzonin të ngadalësonin ritmin teksa flisnin frëngjisht me mua, ishte një luftë e tipit “jeta a vdekje” ku duhet të mësohesha patjetër.

Gjithashtu pasdite lexoja libra në gjuhën frënge.

Duke lexuar librat për fëmijë të ndihmon shumë të përshtatesh me gjuhën e re. Së pari, sepse gjuha e përdorur është e thjeshtë, dhe e dyta, duke ditur historinë të ndihmon të kuptosh me hamendje se çfarë duan të thonë fjalët e reja, dhe të shmangësh përdorimin e fjalorit.

Çuditërisht libra për fëmijë janë shumë të këndshëm në një gjuhë të huaj.

Kaloja të paktën 1 orë duke shkruar ese të thjeshta për veten time, dhe gabimet m’i korrigjonte mikesha ime.

Kur takon njerëz të rinj, ata të pyesin për të njëjtat gjëra: Nga vjen? Me çfarë merresh? A të pëlqen Franca?

Duke thënë të njëjtat përgjigje mësohesh dhe ke më vetëbesim kur flet.

Një tjetër këshillë e mirë është të përdorësh fjalët zhargon. Fjalë si “atëherë, ose në fakt” fjalë të cilat të ndihmojë të “blesh” kohë gjatë bisedës për t’u menduar për atë që do thuash.

Pas 17 ditësh lashë qytezën e vogël dhe shkova në Paris.

Atje takova një vajzë dhe filluam të flisnim. Pas disa minutash, ajo më pyeti se për sa kohë kisha jetuar në Francë.

Kur i thashë se kisha jetuar 17 ditë, ajo nuk e besonte duke më thënë se kisha jetuar atje të paktën 1 vit”.